Vendosni fjalën kyçe....

“Politika e vjetër ka futur duart në xhepat e shqiptarëve” – PD i përgjigjet Ramës pas deklaratës për Portin e Sarandës


Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka sulmuar SPAK-un kur e quajti absurd vendimin për sekuestro preventive në Portin e Limionit në Sarandë.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat tha, Arbi Agalliu tha se sulmi ka qëllim të mbrojë klientët e qeverisë.

Agalliu tha se PD mbështet organet e drejtësisë, sidomos SPAK, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata e plotë e Arbi Agalliut

Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh faktin që një pjesë e mirë e politikës së vjetër, pikërisht ata të cilët kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, i ushtrojnë presion sistemit të drejtësisë e veçanërisht SPAK!

Rasti i fundit është i kryeministrit Rama, i cili në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, tha se vënia nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë, është absurde.

Faktet kanë treguar se në emër të investitorëve strategjik kanë përfituar klient të qeverisë apo dhe pjesëtarë të saj sikurse është rasti i ish ministres Xhaçka!

Ndaj çdo sulm kundër SPAK bëhet për të mbrojtur klientët e qeverisë dhe aferat korruptive të saj lidhur me investimet strategjike.

Për më tepër kjo nxit dhe hap rrugë që edhe krimi i organizuar të bëj të njëjtën gjë. Kjo u evidentua disa dite më parë edhe nga drejtuesi i SPAK!

Partia Demokratike mbështet pa kushte sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK të vijojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim të thelluar sidomos kundër korrupsionit të politikanëve.