Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vrau foshnjën pas lindjes dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçarja në Krujë


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Tapizë në Fushë-Krujë.

Policia ka arrestuar një 42-vjeçare, Leta.K, për dyshimin se ka vrarë foshnjën e saj pasi ka lindur.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, dhe dyshohet se foshnja është gjetur e vdekur në bregun e lumit të Tapizës e futur në një qese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”, njofton policia.