Vendosni fjalën kyçe....

Spanjë, një prezantuese e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion


Ajo quhet Alba Renai dhe është prezantuesja e re e një programi në një televizion spanjoll. 

Eveçanta është se prezantuesja është e kirjuar nga inteligjenca artificiale.

Kush është prezantuesja? 

Alba Renai debutoi në Instagram në vjeshtën e 2023 me disa fotografi jo shumë realiste dhe, për rrjedhojë, lehtësisht të dallueshme, megjithëse cilësia e imazheve të krijuara nga IA është përmirësuar shumë kohët e fundit. 

Ajo e përshkruan veten si një person që jeton në Madrid dhe profili i saj përmban përmbajtje që variojnë nga sportet e deri te ngjarjet sociale, nga qyteti te deti e malet dhe gjithashtu nuk mungojnë postimet e sponsorizuara për të promovuar produkte të ndryshme.

Inteligjenca artificiale që zbatohet në këtë projekt arrin të riprodhojë jo vetëm animacionin realist të vajzës së IA, por edhe zërin, dhe me projekte të tilla si Sora e diskutueshme nga OpenAI, e cila konverton udhëzimet e tekstit në videot fotorealiste, këto fenomene do të jenë gjithnjë e më të shpeshta.

“Jam shumë e lumtur të njoftoj se jam prezantuesja e re virtuale e Survivors”, ka komentuar influencuesja e AI në profilin e saj e cili për momentin ka vetëm 4000 ndjekës, shkruajnë mediat e huaja.