Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria një ndër shtetet e palumtura në Europë, qeveria ka vrarë shpresën e të rinjve


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se shpopullimi është i qëllimshëm në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat, ai tha se qeveria po bën gjithçka për të larguar të rinjtë nga vendi duke iu vrarë shprsën.

Meta theksoi se u verifikua se Shqipëria mbetet një ndër shtetet e palumtura në Europë dhe vendi më i palumtur në Rajon.

“Kosova edhe pse një shtet i ri, me një buxhet më të madh, rezulton të ketë shifra më të ulëta në raport me ne për largimet nga vendi. Kjo tregon politikat sociale që ka ndërmarrë qeveria atje. Shpopullimi te ne është i qëllimshëm. Qeveria po bën gjithçka që të largojë nga vendi të rinjtë, po vret shpresën dhe po krijon këtë shpopullim dramatik. U verifikua se Shqipëria mbetet një ndër shtetet e palumtura në Europë dhe vendi më i palumtur në Rajon.”, tha ai.