Vendosni fjalën kyçe....

Vaksinat kundër kancerit mund të jenë gati brenda tre vjetësh – Shkencëtari rus


Studiuesit mjekësorë rusë mund të jenë në gjendje të nxjerrin vaksina onkologjike brenda dy viteve të ardhshme, duke pasur parasysh financimin dhe mbështetjen e duhur nga ligjvënësit, tha të enjten një zyrtar i lartë në Agjencinë Federale Mjekësore-Biologjike (FMBA).

Komentet vijnë pasi Presidenti Vladimir Putin tha muajin e kaluar se vendi ishte “një hap larg” nga zhvillimi i vaksinave kundër kancerit.

“Nëse ofrohet mbështetje financiare, unë mendoj se në dy ose tre vjet organizatat ekzistuese do jenë në gjendje të vënë në praktikë vaksinat onkologjike,” tha për gazetën Vasily Lazarev, zëvendësdrejtor i Qendrës Federale Shkencore “Lopukhin”.

Investitorët privatë vendas do tërhiqen gjithashtu nga teknologjia “pas lehtësimit të presionit rregullator”, shtoi ai.

Lazarev nuk paraqiti asnjë sfidë mjekësore ose teknologjike, duke zgjedhur në vend të kësaj të nxjerrë në pah kufizimet ligjore me të cilat përballet zhvillimi i vaksinës.

“Nuk e di se sa shpejt do zhvillohen aktet nënligjore, mund të duhet një vit për të zgjidhur të gjitha çështjet rregullatore,” tha ai.

“Ne kemi mjetet, mjediset e prodhimit, mendoj se nuk është e vështirë të organizohet.”

Ndryshimet e propozuara nga FMBA, të cilat do mundësonin prodhimin dhe përdorimin e barnave me “përbërje të ndryshueshme”, do hyjnë në fuqi në shtator. Megjithatë, ata kërkojnë që barnat të prodhohen në të njëjtin institucion që mban patentën.

“Organizimi i një prodhimi të tillë në shtëpi do jetë mjaft i shtrenjtë, megjithëse është i mundshëm,” tha Lazarev.

“Me shumë mundësi, këto do jenë qendra rajonale dhe ndoshta institucione të specializuara onkologjike.”