Vendosni fjalën kyçe....

50 – 60 raste në ditë tek Trauma, Urgjenca e QSUT-së 41 ditë jashtë funskionit nga rënia e zjarrit


Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Flakët dyshohet se erdhën nga diçka e shkuar keq në aparaturat e urgjencës, një pjesë e të cilave, sot nuk funksionojnë, ose janë dëmtuar, ose nuk vihen në funksion për shkaqe sigurie. Përgjigjet për këtë situatë që koston e ka tek shëndeti i pacientëve kanë qenë të cunguara e në mungesë të transparencës qytetarët nuk po marrin në kohë ndihmën që në fakt, nga e shpejtë, është kthyer në të vonuar.

Qytetarë që shkojnë ende te urgjenca e QSUT pasi nuk e dinë se nuk punon, u vonohet ndihma e shpejtë pasi i orientojnë tek Trauma dhe Saranatoriumi.

Edhe sot 41 ditë nga zjarri, në urgjencën e QSUT vijnë pacientë me ambulancë dhe më pas largohen sërish.

 Report Tv filmoi rastin e një zonje që vjen për ndihmë në QSUT pasi qëndron disa momente e orientojnë t’i dretjohet urgjencave në 2 spitale të tjera, Trauma dhe Sanatoriumi.

Për emisionin Përballje’ në Report Tv gazetarja Ledina Jakimi, informon janë 50 – 60 raste në ditë të cilët pasi nuk mund ta marrin shërbimin tek Urgjenca transferohen tek Trauma.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com