Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën pas një aksidenti automobilistik që ndodhi të premten në një autostradë në Teksas.
Rreth orës 14:00 një betoniere doli nga korsia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle në një autostradë në kontenë Bastrop, në verilindje të Austin.
Një foshnjë në autobus ka humbur jetën menjëherë, ndërsa ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës që ishte mbrapa autobusit të shkollës dhe u përplas me të pasi nuk mundi të frenonte në kohë në kohë.
Texas school bus with over 40 pre-K students struck by cement truck, killing 2, authorities say
Wright said in addition to the two people who died, 51 others were injured, including the bus driver.https://t.co/2rhJJt1sY6 pic.twitter.com/1ReiwhzZml
— Sentinel Colorado (@SentinelColo) March 23, 2024
Autobusi i shkollës mbante 44 fëmijë dhe 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik.
Katër të plagosurit, gjendja e të cilëve u cilësua si kritike, u dërguan me helikopter në spital.
Gjashtë të lënduarit e tjerë në gjendje të rëndë janë transportuar me autoambulanca, ndërsa të lënduarve të mbetur iu është dhënë ndihma e parë në vend dhe disa janë dërguar në spitale për ndihmë të mëtejshme mjekësore.