Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim me strukturat në Tiranë, njofton anëtarësime të reja


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me në Njësinë Nr.9 në Tiranë, në kuadër të zgjerimit të PL-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se ka pasur kënaqësinë të mirëpresë anëtarësime të reja në parti, ndërsa shtoi se Partia e Lirisë është parti e fjalës së mbajtur.

 

Postimi i plotë:

Zgjerimi i Partisë së Lirisë vijon pa ndalim!

Dita sotme u mbyll me takimin e punës me një pjesë të strukturave në Njësinë Nr.9 në Tiranë, ku patëm kënaqësinë të mirëprisnim prurje të reja, që besojnë në politikat tona, veçanërisht për rritjen e pagave dhe të pensioneve!

Partia e Lirisë, Partia e fjalës së mbajtur!