Princesha e Uellsit Kate dhe burri i saj, Princi William, janë shprehur “thellësisht të prekur”, nga ngrohtësia e publikut dhe mbështetja e dhënë, pas njoftimit për kancerin.
Në deklaratën e së shtunës ata shprehën mirënjohje ndaj publikut që e kuptuan kërkesën e tyre për privatësi.
Catherine zbuloi në një video-mesazh të premten se ajo kishte filluar trajtimin.
Ajo e mori diagnozën e saj pas testeve të kryera pas operacionit.
“Princi dhe Princesha janë të dy jashtëzakonisht të prekur nga mesazhet dashamirëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën”, tha një zëdhënës i Pallatit Kensington.
“Ata janë jashtëzakonisht të prekur nga ngrohtësia dhe mbështetja e publikut dhe janë mirënjohës për mirëkuptimin e kërkesës së tyre për privatësi në këtë kohë”.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Mbreti britanik Charles III kanë qenë vetëm disa prej figurave të larta që kanë ofruar mbështetjen e tyre për Princeshën.
Kate nuk ka treguar për llojin e kancerit që ka edhe as fazën në të cilën është duke u trajtuar, shkruan BBC.