Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama, Berisha e Meta aleancë të re kundër SPAK-ut e Reformës Zgjedhore


Në një deklaratë të fundit, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Basha nuk ka hezituar të shprehet se kjo kategori e politikanëve nuk është thjesht në betejë me Partinë Demokratike, por mbi të gjitha, me popullin shqiptar.

Ai ka theksuar se politikanët e vjetër janë në pazar me njëri-tjetrin, duke e cilësuar bashkëpunimin e tyre si një lojë të rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Deklarata e Bashes vjen në kontekstin e një aleance të re, ku Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta synojnë të sfidojnë SPAK-un dhe Reformën Zgjedhore.

Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrin, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja. Personalisht nuk impresionohem nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman“- shkruan Basha në X.