Vendosni fjalën kyçe....

SHBA nuk vuri veton në rezolutën për armëpushim, Netanyahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në Uashington


Netanyahu anuloi udhëtimin e delegacionit izraelit e planifikuar pak kohë më parë për në Uashington menjëherë pasi SHBA abstenoi rezolutën që bllokonte me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e cila u miratua dhe imponon një armëpushim pa e kushtëzuar me lirimin e pengjeve.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, reagoi pas vendimit të kryeministrit të Izraelit duke thënë se SHBA-të janë “të zhgënjyera” për të mos dërgimin e delegacionit në Uashington për të diskutuar alternativat ndaj një pushtimi të madh të Rafahut.

Ne jemi shumë të zhgënjyer që ata nuk do të vijnë në Uashington DC për të na lejuar të kemi një bisedë të plotë mbi alternativat e mundshme për të hyrë në terren në Rafah,” u tha Kirby gazetarëve në një konferencë, përcjell The Times of Izrael.