Vendosni fjalën kyçe....

Dera prej druri në filmin e Titanikut që ‘shpëtoi’ Rose shitet për 700 mijë dollarë


Copa lundruese e drurit që ndihmoi Rose të mbijetonte në det gjatë lundrimit në filmin e Titanikut, është shitur në ankand për 718,750 dollarë. 

Dera me të cilën shpëtoi protagonistja kryesore e filmit është 2.44 metra e gjatë dhe 1.04 metra e gjerë, që nënkupton se përveç Kate Winslet ose “Rose” në film, ajo mund të nxinte në të edhe Leonardo DiCaprion, megjithëse në film ndodhi e kundërta.

Shitja u bë gjatë një ankandi të rekuizitave dhe kostumeve në pronësi të zinxhirit të restoranteve dhe resorteve Planet Hollywood.

Edhe pse objekti zakonisht përmendet si një “derë lëkundëse” nga fansat e filmit, objekti në fakt është “pjesë e kornizës së derës direkt mbi hyrjen e sallës së pritjes së klasit të parë të anijes, sipas ankandit, e cila konkretist u shit për 718.750 dollarë.

Në një episod të vitit 2012 të Mythbusters, drejtori i Titanikut James Cameron zbuloi se merrte dhjetëra email në ditë duke e quajtur Rose ‘egoiste’ dhe Jack një ‘idiot’ ‘ për mënyrën se si ishte ndërtuar skenari për vdekjen e Jack and Rose.

Heritage Auctions Titanic (TCF, 1997), Kate Winslet "Rose DeWitt Bukater" Hero Floating Wood Panel. ...

Por ai i dha fund debatit, duke thënë se Jack duhej të vdiste sipas skenarit.

Një përfaqësuese në ankand u shpreh se ka pasur mijëra oferta për derën prej druri.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC