Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i policisë goditet nga tifozi në sfidën mes Kastriotit dhe Elbasanit


Foto ilustruese

Një punonjës policie u sulmua me një bidon plastik pas përfundimit të ndeshjes mes Kastriotit dhe Elbasanit për Kategorinë e Parë.

A.B., 30 vjeç, hodhi bidonin në drejtim të policit që ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit. Sipas raportimeve, punonjësi i policisë kërkoi nga shtetasi të ndalte veprimet e tij, por 30-vjeçari vazhdoi me ofendime dhe fyerje ndaj policit.

Policia tentoi ta ndalonte shtetasin për ta shoqëruar, por u përball me rezistencën e tifozëve të tjerë. Pas kësaj, shërbimet e tjera policore intervenuan dhe e shoqëruan A.B.-në në stacionin policor për veprime të mëtejshme.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Elbasanit, e luajtur mesditën e sotme në Krujë, përfundoi me rezultatin 2-2. Ky takim ishte pjesë e javës së 26-të të Kategorisë së Parë të futbollit.