Vendosni fjalën kyçe....

Situata gazmore/ “Hë mi se jam me njerëz…jam te doktori” – I bie telefoni kur po fliste poshtë dritares së Berishës (Video)


Një situatë gazmore ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa dhjetëra persona ishin mbledhur poshtë dritares së ish-kryeministrit Berisha në ritualin e përnatshëm.

Teksa në foltore u ngjit një burrë i moshuar, atij i bie në telefoni pak çaste pasi kishte nisur të fliste me entuziazëm duke u bërë thirrje shqiptarëve të mbështetin Berishën.

Pas kësaj ai nxjerr nga xhepi telefonin qetë-qetë dhe i përgjigjet telefonatës duke i thënë bashkëshortes se ishte te doktori.

“Pra, pra e thom me shpirt se po më vjen mesazh. Ababababa…po…hë mi…hë mi se jam me njerëz, jam me njerëz po ik se jam këtu te doktori…hajt.” – thotë ai para se të mbyllte telefonin dhe të vijonte fjalimin.