Dy ministra grekë dhanë dorëheqjen të enjten pasi u shfaq lajmi për takimin e tyre me një prej manjatëve më të shquar të medias në vend, Evangelos Marinakis.
“Ministri i Shtetit Stavros Papastavrou dhe zëvendësministri i kryeministrit Janis Bratakos i dorëzuan dorëheqjet kryeministrit Kyriakos Mitsotakis”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit.
Mitsotakis i falënderoi ata për punën e tyre dhe pranoi dorëheqjet e tyre, thuhet në deklaratë.
Transmetuesi publik ERT tha se qeveria pohoi se “pjesëmarrja e ministrave në një ngjarje shoqërore dërgoi një mesazh të gabuar”, pa e zbuluar hapur emrin e Marikanis.
Media të shumta si e përditshmja Avgi dhe Documento, megjithatë, thanë se “ngjarja shoqërore” ishte në fakt takimi me Marikanis.
Përveç Lambrakis Press Group, që përfshin disa nga gazetat më të shitura të vendit, Marikanis zotëron një flotë të madhe mallrash dhe anijesh transportuese gazi dhe klubin grek të futbollit Olympiacos si dhe ekipin anglez Nottingham Forest.