Një aksident i ka marrë jetën një 65-vjeçari në aksin Lushnjë-Fier.
Shtetasi H.S është përplasur mbrëmjen e sotme nga automjeti tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi A.F 55-vjeç i cili është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.