Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
Bashkia e Tiranës ka dalë me një njoftim ku raporton se ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.
— City of Tirana #EYC2022 (@CityOfTirana) March 30, 2024