Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen eshtrat e fëmijës që u zhduk rreth një vit më parë në Francë


Tronditëse në Francë. Hetuesit francezë kanë zbuluar eshtrat e një fëmije që rezultonte i zhdukur që prej vitit 2023. Një rast që tronditi mbarë opinionin në Francë. Emile Soleil u zhduk në Alpet Franceze, tashmë ekspertët po hetojnë intensivisht për të zbuluar se si vdiq djali.

Soleil ishte dy vjeç e gjysmë kur u zhduk më 8 korrik të vitit 2023, ndërsa qëndronte me gjyshërit e tij në një fshat në Alpet Franceze.

Për herë të fundit ai u pa nga fqinjët duke ecur vetëm në një rrugë që quhej “Le Vernet”.

Policia ka nisur një hetim penal për një rrëmbim të mundshëm, por po konsideron edhe një aksident apo një rënie si arsye për vdekjen e vogëlushit, shkruan The Guardian.