Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Komunën e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ndërsa shënjestër ka qenë kryetari i kësaj komune.
Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe nëpunësi i komunës, konkretisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët janë dërguar në urgjencën e Shkupit.
Autori ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.
E.S. 39 është sjell në Shën Klimenti i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë”, thonë nga spitali “Shën Naum i Ohrit” për “TV21”.
Një person tjetër dyshohet se është gjithashtu i plagosur, por që është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është futur në sallë të operimit për ndërhyrje kirurgjike, raportoi ALSAT
Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski për “Kurir” ka thënë se bëhet fjalë për kryetarin aktual të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi dhe shoferin e tij.