Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi rëndësinë e demokracisë dhe vullnetit të kombit, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.
Duke folur me mbështetësit e tij në Ankara herët të hënën, menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Erdogan tha se kombi turk kishte përdorur kutinë e votimit për të përcjellë mesazhet e tij tek politikanët.
“Pavarësisht rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar”, ka thënë Erdogan, shkruajnë mediat turke.
Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për ata që mbështetën partinë dhe aleancën e tij, si dhe të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtat e tyre demokratike.
Duke nënvizuar parimet demokratike, Erdogan theksoi besnikërinë e tij ndaj vullnetit të kombit dhe vuri në dukje se partia e tij ka qenë gjithmonë në anën e demokracisë dhe kutisë së votimit.
“Sot, ne veprojmë me të njëjtën ndjenjë përgjegjësie dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi vullnetin e kombit”, tha Erdogan.