Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa i kthehet Ndrecës: Je në hall të madh, bashkë me Ekonomin keni frikë të firmosni për konfliktin e interesit


Deputetja Ina Zhupa thotë se Plarent Ndreca ka fikë të firmosë deklaratën që s’ka konflikt interesi. 

Kjo sepse sipas saj Ekonomi ka qenë zv ministre në kohën kur miratoheshin koncesionet, ndërsa Ndreca ka qenë avokat i disa prej të akuzuarve për “Sterilizimet”.

“E kuptoj që Ndreca është në hall të madh, e bëri të ikë në vrap nga komisioni, por nuk e di kush e ktheu nga celulari. Ndreca duhet ta dijë që nuk mund të hedhë asgjë në votim se është nënkryetar, e dyta nuk hidhet në votim ligji. Ju dhe ne e kemi detyrim të firmosim formularin për konflikt interesi. Ju nuk e pranuat që jeni në konflikt interesi, firmose dhe do shkojë në ILDKPI, dhe ta vërtetojë nëse je apo jo. Prandaj ke frikë. Po ashtu Milva Ekonomi ka qenë zv.ministre kur janë miratuar këtë koncesione. Zonja është thirrur në prokurori se thuhet se Ekonomi dhe Rrepaj kanë firmosur, ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave. Unë nuk e di nëse lajmet janë të vërteta, por janë publike se keni firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Ekonomi dhe ju të merrni përgjegjësi, firmosni sipas ligjit formularin e deklarimit. Se kuptoj irritimin tuaj, nuk e di pse u bërë kaq emocional, është detyrim ligjor ta bëjmë”, tha Zhupa.