Mbrëmjen e sotme, një person tjetër ka ndërruar jetë si rezultat të aksidentit të 17 marsit në Tepelenë.
Jani Çela, 58 vjeç, i cili ishte në gjendje kome, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti tragjik që ndodhi më 17 mars solli vdekjen e katër personave në Tepelenë si rezultat i përplasjes së tre automjeteve.