Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në Velipojë


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Velipojë.

I plagosur ka mbetur shtetasi E.M, 27-vjeç.

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës“-njofton policia.