Vendosni fjalën kyçe....

Realist apo shenja inferioriteti? Basha: Shanset për qeveri teknike zero, nuk jemi në gjendje ta imponojmë Ramën


Ndryshe nga Rithemelimi, Lulzim Basha nuk mendon se qeveria teknike mund t’i jepet nga shumica socialiste përpara zgjedhjeve parlamentare 2025.

Në një deklaratë për shtyp Basha tha se nuk duhet të mbahen shqiptarët me gënjeshtra duke iu referuar thirrjeve dhe kërkesave të Rithemelimit për qeveri teknike.

Basha theksoi se shanset që Rama të pranojë qeveri teknike janë zero dhe sipas tij opozita nuk është në gjendje të imponojnë një gjë të tillë.

Shqiptarët nuk duhet t’i mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Nuk jemi në gjendje të imponojmë një qeveri teknike, fatkeqësisht ky është një iluzion dhe bëhet për të hequr mendjen nga një gjë më e madhe”-deklaroi Basha.