Projektligji për Amnistinë Penale është votuar me 116 pro në Kuvend, ndërsa menjëherë pas kësaj, fjalën e ka marrë nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj: Qëndrimet e palave janë të qarta. Keni rënë dakord të votoni amnistinë, si pazari iu ka diktuar. Dua të përdor një batutë Djalli qëndron në detaje. Dy cështje dua të sqaroj. Këtu u tha se asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton?
Po ua lexoj: Neni 5 thotë, përfitojnë 1.5 vite burra dhe 2 vite gra, të dënuar nga GJKKO.
Shkronja “a”, në nenin “75” përfshin veprat penale që fillojnë me “k”. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Po është e vërtetë që nuk ka ministra, por nga niveli i sekreteve, drejtorëve dhe e gjithë hierarkia vertikale poshtë përfitojnë.
E dyta, për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Keni ranë dakord që të thoni vetëm, “paragrafi i parë” ne nenet përkatëse.