Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të Drejtorit të Kadastrës në Lezhë Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtareve të tjerë të këtij institucioni, të cilët legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në shkelje të ligjit.
Gentjan Malotaj, Artur Shabaku, Artmir Maxhuni dhe Redi Brunga do të përballen në gjykatë me veprat penale të “Shpërdorimit të Detyres” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve” e kryer në bashkëpunim.I pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Ndërtimit pa leje”.