Kryetari i Bashkisë Tiranë, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka folur për zhvillimet e fundit për arrestimet e drejtorëve të rëndësishëm nga SPAK.
Veliaj foli për ‘gjueti shtrigash, turra drush për të djegur përsëgjalli kryetarë bashkish, kryeministër president.. Gjykatat në fund e ndajnë shapin nga sheqeri”.
Gjithashtu distancoi veten nga akuzat e SPAK për drejtorët dhe ish-drejtorët e Bashkisë duke thënë se “gjatë punës sime dhe me drejtorët e arrestuar kurrë nuk kam shfrytëzuar firmën për përfitime personale”.
Ai foli edhe për akuzat për inceneratorin duke thënë se lidhja e tij e vetme me të është interesi për pastrimin e qytetit.
Në fund ai kërkoi që “Drejtësia të vijojë punën e saj. Unë do vijoj punën për drejtimin e Bashkisë Tiranë”.