Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi komenton deklaratën e Veliajt: I dha mesazhin e koduar Ramës


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar nga Berati deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës.

Bardhi tha se Veliaj në deklaratën e tij foli me kode dhe dha dy mesazhe një për drejtësinë e një për Ramën.

Sipas Bardhit mesazhi për drejtësinë ishte se drejtorët kanë bërë punë të mirë nuk keni pse i godisni. Ndërsa mesazhi kryesor ishte për Ramën ku sipas Bardhit i tha që nuk ka pse mban përgjegjësi për arrestimin e drejtorëve ashtu siç Kryeministri nuk ka pse mban përgjegjësi për zëvendësin e tij.

E ndjeni ju çdo ditë përndjekjen politike se nuk pranoni që të nënshtroheni. Para se të futeshim në takim po dëgjonim bashkëpunëtorin e drejtorëve të arrestuar. Ne e kaluam përçarjen. Por nga Berati duhet të vijë sinjali për të kaluar përçarjen. Ne u zumë se kush ishte më e mira për PD jo për karrige. Këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut apo se kush do të shkojë më parë në burg. Fjala e sotme e Veliajt kishte dy mesazhe; një për drejtësinë dhe një për Edi Ramën. Mesazhi për drejtësinë ishte; drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë dhe ju nuk duhet t’i godisni. Por mesazhi kryesore ishte për Ramën; pse duhet të mbajë përgjegjësi unë për drejtorët e mi, si ti që s’ke pse mban përgjegjësi për zëvendësin tënd. Këto kode mafioze ka kjo qeveri që është sjellë si qeveri mafioze.”, tha Bardhi.