Një 39-vjeçar është arrestuar nga autoritetet policore në Kukës pas akuzave për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe ngacmime seksuale të dy vajzave të mitura.
Shtetasi me iniciale Q.D. u arrestua pasi policia mori informacione nga burime të inteligjencës policore.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjetën 14 kapsolla detonatorë, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensivë dore dhe 5 krehra automatikësh.
“Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshortën e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura” thuhet në njoftimin e policisë.