Një 45-vjeçar është arrestuar në Rrëshen nga Policia e Lezhës pasi i janë kapur disa mina me telekomandë. Në pranga ka rënë Arili Kaliaj, lindur në Thumanë.
Ai u kap duke lëvizur me makinë në hyrje të Rrëshenit.
Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të babait në Lurë, atij i janë gjetur dy armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla, fishekë e fitil.
Gjatë kontrollit në makinë policia i gjeti:
4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
3 kapsolla të lidhura me fitil;
2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive.
Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të të atit iu gjetën:
2 armë zjarri, lëndë eksplozive si ajo që ishte montuar në minat me telekomandë, 10 ndezësa granatash ofensive/defensive, 10 kapsolla detonatore, dhjetëra metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe qindra fishekë luftarak.