Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve të Bashkisë Vlorë, disa të shoqëruar


Një makinë është djegur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” ndërsa mjeti i djegur i përkiste Muhamet Çotës por përdorej nga e bija, Anjeza Shiko, drejtoresheë e Tatimeve në bashkinë e Vlorës.

Nuk dihet ende nëse djegua ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

Policia ka shoqëruar disa persona lidhur me ngjarjen.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.” – thuhet në njoftimin e policisë.