Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga Komisioni Hetimor Parlamentar ka theksuar nevojën që fokusi të qëndrojë te objekti i hetimit për hakërrimin e sistemit TIMS dhe ka bërë thirrje për transparencë dhe sinqeritet nga institucionet në këtë çështje.
Ai gjithashtu ka kujtuar se falsifikimet nuk duhet të lejohen dhe ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe integritet në trajtimin e kësaj çështjeje.
“Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi.”, tha Salianji.