Vendosni fjalën kyçe....

Salianji bëhet pishman për marrëveshjen me PS-në: Konfirmuan që nuk i respektojnë


Disa ditë pasi mazhoranca dhe opozita ndërmorën një marrëveshje për të ngritur komisionet, si Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS, duket se opozita ka shfaqur pendesë.

Kjo sepse kryetari i komisionit, Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se nuk i qëndrojnë asaj për të cilën ranë dakord mbledhjen e kaluar.

Salianji tha se me PS-në dhe Ramën nuk bëhen marrëveshje pasi sipas tij po konfirmojnë se nuk i respektojnë ato.

“Unë besoj se me PS-në dhe Edi Ramën nuk bëhen marrëveshje se nuk i mban. Ju nuk i qëndroni fjalës së shkruar dhe ja ku është konfirmimi. Ju e keni të shkruar, me procesverbal, me zë dhe figurë që thoni të vijë Berisha, Basha, Bardhi, unë them le të vijnë sipas kërkesës tuaj. 

Neni 11 pika kryetari deklaron qëllimin e ngritjes së komisionit si dhe planin paraprak të hetimeve, plani paraprak deklarohet nga kryetari i komisionit. Kam pranuar propozimin tuaj dhe e kam shtuar. Ku e keni ju shqetësimin këtu? Keni ndryshuar mendim se ju kanë tërhequr veshin? Estradë do bëni këtu? Ju vini dhe bëni estradë. Nënkryetari Gogu thotë do hyjmë në Big Brother, Nasipi thotë me të drejtë se ç’punë kam unë me këta të estradës se dua të bëj hetim si prokuror… Ju duhet ta ndryshoni vetë!

Debatet nisën për shkak të planit hetimor të hetimit dokument për të cilin socialistët pretendojnë se nuk janë pyetur. Ata kërkuan mbledhjen e të martës së kaluar që të dëshmonin edhe Sali Berisha, Lulzim Basha e Gazment Bardhi para komisionit, por që sot u dukën të tërhequr.

“Plani paraprak i hetimeve, deklarohet nga kryetari i komisionit dhe për të qenë konsensual kam pranuar kërkesën tuaj, tani ju vini këtu dhe ndryshoni mendje sepse ju kanë tërhequr veshin. Nuk ka asnjë ndryshim nga plani paraprak. Ndërkohë që mbledhja vazhdoi 30 minuta pasi ju kërkuan të vij Basha, Berisha dhe Bardhi dhe unë i pranova, ju nuk patët asnjë kundërshtim”, vijoi Salianji.