Një 30-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim për një dënim për armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2022 Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite e 4 muaj burg shtetasin Arjan Lleshaj për armëmbajtje pa leje pasi në vitin 2018 iu gjet një armë zjarri pistoletë
“I kërkuar për armëmbajtje pa leje, kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 30-vjeçari.
Në kuadër të bashkëpunimit intensiv ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës, me synim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht për llogari të 2 shteteve, u krye ekstradimi nga Italia, në Shqipëri, i shtetasit Arjan Lleshaj, 30 vjeç, i lindur në Mirditë.
Gjykata e Shkallës se Parë e Juridikionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.05.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit fizik të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, më datë 14.11.2018, shtetasit Arjan Lleshaj iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje.
Shtetasi Arjan Lleshaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit”-njofton policia.