Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, deklaroi se situata në Shqipëri është alarmante.
Meta theksoi se Partia e Lirisë do të ribëjë veten e do të jetë 10 herë më e fuqishme se Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Maqedonia e veriut subvencionon për bujqësinë. Prandaj është fuqi eksportuese, ndërsa bujqësia tek ne po shkatërrohet. Ne do të ribëjmë vetveten, që PL të jetë 10 herë më e fuqishme sesa LSI, që unë u largova nga këtu për të qenë president. Situata është alarmante.
Dje ishte 7 prilli, ishte ditë pushtimi, por edhe rezistence kundër një fuqie të asaj kohe, unë vendosa t’i bëj vizitë nënë Selvisë, kontribuese në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që po bën 100 vjeç. Por, ajo që na bënë ne, edhe pse luftuam, Selvia ka një pension qesharak. Shqiptarët marrin pensione mizerable, ndërsa miliona euro vidhen natë e ditë. Bëhen gjithashtu edhe me PPP e me tendera
Edhe babai dhe nëna e Tedi Blushit, që i njeh gjithë Korça, që kanë qenë inxhinierë të dalluar, nuk merrnin së bashku më tepër se 50 mijë lekë të reja. Me 50 mijë lekë të reja në Korçë në muaj nuk ngrohesh dot. Situata është katastrofike. Ne do të përmirësojmë situatën me pensionet dhe shumë gjëra të tjera në vend, që paratë mos shkojnë në koncesione, por në xhepat e qytetarëve”, deklaroi Meta.