Vendosni fjalën kyçe....

A është thirrur në SPAK Veliaj? Kryebashkiaku: Kurdo që të më thërrasin, do shkoj


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur sot në Top Story nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me arrestimin e disa zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit.

Veliaj tha se nuk është thirrur, por nëse SPAK do e kërkojë, do të shkojë të japë përgjigje.

Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim’-tha Veliaj në Top Story.

Kryetari i bashkisë tha se ka bashkëpunim të fortë me prokurorinë, dhe këtë mund ta vërtetojë drejtësia.

“Bashkëpunim total me prokurorinë. Kthejmë përgjigje rekord të plota. Ndonjëherë çojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë farë në dyshim. Është gjykata që i vërteton këto. Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur. Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar. Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura, 30 ditë në ditë. Ka një gamë të gjerë, edhe prokurorë janë qytetarë të këtij qyteti, në orarin e punës, detyra e tyre është në të gjitha institucionet është të shohin shkeljet, detyra ime është bashkëpunimi. Në këto 10 vite ka pasur tërmet drejtësia”-shtoi Veliaj.