Komuniteti Mysliman ka njoftuar se falja e Fitër Bajramit do bëhet në Sheshin Skënderbej.
Falja do jetë në orën 6 e 55 të mëngjesit, ndërsa do ketë një program pararendës dhe më pas hytbeja e festës që do mbahet nga Myftiu i Tiranësm Gazment Teqja.
Njoftimi i KMSH-së
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 10 Prill 2024, ora 06:55.
Programi i plotë i Fitër Bajramit:
06:25 – Hapja e programit
06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli
06:55 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
07:00 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja.”