Vendosni fjalën kyçe....

Përmbysje, gola dhe spektakël në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve


Dy sfidat e para të fazës çerekfinale mes Arsenal- Bayern Munich dhe Real Madrid-Man.City kanë dhuruar gola, përmbysje rezultati por në fund asnjë fitues në të dyja sfidat.

Arsenal barazoi 2-2 me Bayern Munich. Sfida u hap nga Saka për Arsenal në minutën e 12 ndërsa 6 minuta më vonë barazoi për bavarezët, Gnabry. Më pas Kane përmbysi shifrat në minutën e 32’. Në pjesën e dytë Trossard barazoi rezultatin për topçinjtë.

Sfida tjetër mes Real Madrid dhe Man City dhuroi spektakël dhe përmbysje pas përmbysje mes dy skuadrave.

Silva hapi sfidën me një gol të bukur nga distanca në minutën 2’. Më pas sfida u barazua në minutën e 12’ me një autogol nga Diaz dhe 2 minuta më vonë Rodrygo përmbysi rezultatin në 2-1 për madrilenët.

Në pjesën e dytë Foden barazoi shifrat për kampionët në fuqi të Man.City dhe pesë minuta më vonë Gvardiol përmbysi shifrat në favor të “qytetarëve”.

Madrilenët barazuan më pas me Valverde në minutën e 77 duke mbyllur dhe sfidën në barazim 3-3.

Kualifikimi për në fazën tjetër të gjysmëfinaleve do vendoset në sfidat e kthimit ku ekipet premtojnë spektakël.