Kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
“Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJKL. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK”, – tha Bledi Çuçi.