Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj ironi me Nikollën: Mos merrni përsipër të kuroni qëndrimet politike të PD-së


Në seancës e sotme në Kuvend Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla duhet të njoftojë deputetët në lidhje me depozitimin e një pr ligji për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Pjesë nga diskutimi: 

“Kërkoj njoftimin se nga PD është depozituar pr ligji për ndryshime në Kodin Zgjedhor. E di që keni vendosur të mos merrni asnjë veprim. Ju keni detyrimin ta njoftoni depozitimin e pr ligjit, që nuk e keni bërë. Mesa shoh po e konsideroni parlamentin si pronë tuajën. Qëparë thatë që anuloni vendime, a kemi informacion për cilat akte bëhet fjalë? Me çfarë propozimi është bërë. 

Nuk mund të përdorni karriken për të caktuar qëndrimet politike të një grupi.

Për cilët deputetë keni vendosur t’i fusni në grupin e PD? Ende nuk e keni ndarë nga kush kryesohet grupi i PD, bëjeni, është minimumi i transparencës. Nëse bëhet fjalë për largime nga grupi të ndërmarra nga PD ka edhe një qëndrim politik ndaj tyre. Nuk mund të merrni përsipër të kuroni qendrimet politike të PD”, tha Bardhi.

“Kuvendi është njoftua”, u shpreh Nikolla.