Dy ditë më parë gazetarja Ola Xama (gazetare e spikatur me disa rekorde hulumtuese) publikoi në faqen e saj në Facebook një dokument sipas të cilit, drejtori në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, përhkruhej si auditues në kompaninë “Tirana DC” dhe zëvendësohej nga zonja Diana Ylli.
E gjitha kjo krijoi idenë se Molla kishte shkelur ligjin duke bërë edhe rolin e audituesit.
Me gjasë bëhet fjalë për një lapsus në dokumentin që i është vënë në tryezë për të firmosur kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.
Në kompanitë private me përgjegjësi të kufizuar, është administratori ai që zgjedh audituesin e kompanisë, por në kompani me pjesëmarrje shtetërore ose sh.a., është rreptësisht e ndaluar që administratori, në këtë rast drejtori në bashki Redi Molla të zgjedhë audituesin, pasi ka paketë aksionerësh dhe është Këshilli Mbikëqyrës ai që zgjedh audituesin.
Redi Molla nuk mund të bënte audituesin, pasi nuk e ka tagrin ligjore për këtë. Maksimumi që Redi Molla mund të bëjë është t’i propozojë Këshillit Mbikëqyrës si administrator.
Problemi nuk ekziston dhe me gjasë bëhet fjalë për një gafë logjike e juridike në shkresën që i është dorëzuar Veliajt dhe kryebashkiaku e ka firmosur. /Hashtag.al