E ëma e deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK.
Ajo tha shkurtimisht se ishte pyetur për pronat e saj.
Fatime Kryemadhi theksoi se e gjitha është një histori politike që ka nisur që kur e bija nisi të denonconte inceneratorët.
“U pyeta për pronat e mia. Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike”, ka thënë në dëshminë e saj Fatime Kryemadhi.