Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Pretendohet se ndërhyrja në TIMS është bërë për interesa të grupeve kriminale


Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, Ervin Salianji në një intervistë për Syri TV deklaroi se pretendohet se të dhënat janë përdorur nga grupet kriminale.

Ndërhyrja në TIMS është e rëndë pasi pretendohet se ka fshirje të dhënash, sikundër pretendohet se të dhënat që janë marrë nga TIMS janë përdorur nga grupet kriminale.

Gjithashtu pretendohet se fshirja e të dhënave është bërë për interesa të grupeve kriminale”-deklaroi Salianji.

Salianji tha se përse i duhej 10 muaj kohë Prokurorisë së Tiranës për të konkluduar në ndërhyrjen në TIMS.

Nëse ndërhyrja nuk është realizuar në 2 gusht, e kuptoni se i është lënë 10 muaj kohë këtij drejtorit për të bërë ndërhyrjen, si ka mundësi kjo gjë?”, tha Salianji.