Vendosni fjalën kyçe....

Skemë mashtrimi 686 milionë euroshe me kanabisin medicinal, dhjetëra të arrestuar në disa vende të BE-së


Policia arreston bandën ndërkombëtare të mashtrimit me kanabis medicinal prej 686 milionë dollarësh

Policia spanjolle ka arrestuar një bandë që dyshohet se mashtroi viktima nga 35 vende në vlerën e 645 milionë eurove në një skemë rreth bimëve të kanabisit për përdorim medicinal.

Banda ngriti një sistem marketingu dhe mori pjesë në panaire ndërkombëtare të kanabisit për të bindur viktimat të investonin në sistem, tha Policia Kombëtare Spanjolle në një deklaratë.

Ajo drejtoi operacionin me ndihmën e Europolit dhe forcave policore në pesë vende të tjera.

Nëntë të dyshuar, të cilët nuk janë emëruar, u arrestuan më 11 prill nën dyshimin për mashtrim në Spanjë, Britani, Gjermani, Letoni, Poloni, Itali dhe Republikën Domenikane.

“Modeli i biznesit i ofruar nga kjo organizatë konsistonte në përdorimin e kapitalit të transferuar nga investitorët për të zhvilluar partneritete për të financuar kultivimin e bimëve të kanabisit,” tha Silvia Garrido, zëdhënëse e policisë spanjolle.

“Me këtë sistem, ata u premtuan viktimave fitime midis 70% dhe 168% në vit, në varësi të llojit të kanabisit në të cilin ata investuan.”

Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit (NCA), e cila mori pjesë në operacion, tha se 180,000 njerëz investuan fonde në “JuicyFields”, të cilën e quajti “një skemë famëkeqe dhe e përpunuar mashtrimi Ponzi”.

NCA tha gjithashtu se një 42-vjeçar u paraqit në një gjykatë në Londër më 11 prill për fillimin e procedurave të ekstradimit.

Policia kreu bastisje në vitin 2022, por nuk tha nëse ndonjë i dyshuar është akuzuar për ndonjë vepër penale.

Policia bllokoi llogaritë bankare që përmbanin 58,600.00 euro dhe 116,300,00 euro në kriptovaluta dhe u gjetën 106,000 euro para të gatshme. Janë sekuestruar prona me vlerë 2.6 miliardë euro.