Sfida mes Udineses dhe Romës u ndërpre shkaku i një shqetësimi serioz që pësoi lojtari roman, Evan Ndicka gjatë ndeshjes.
Futbollisti i Romës ra në tokë pasi ndjeu një shqetësim në gjoks dhe u largua me barelë
Fatmirësisht, ai u largua me vetëdije dhe u pa duke konfirmuar me duar se është mirë.
Pas kësaj, Daniele De Rossi dhe ekipi u larguan nga fusha drejt zhveshtores, për të parë gjendjen e Ndickas.
Ndeshja nuk ka rifilluar pas këtij rasti dhe pritet të merret një vendim zyrtar për fatin e saj. Ajo që dihet është se nuk do të ri-vazhdoj sonte.
Rezultati i ndeshjes pas 73 minutave lojë ishte i barabartë – 1:1.