Vendosni fjalën kyçe....

ERE miraton fashat e reja të çmimit të energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe


Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat dhe për pastiçeritë.  Çmimi do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë.

Aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë. Fashat e reja të çmimeve u propozuan nga OSHEE, për shkak të abuzimit që këta subjekte kishin bërë me blerjen e energjisë si të ishin vetëm furra.

Aktualisht në vend operojnë 2600 furra buke dhe konsumi vjetor i energjinë arrin në 66 milionë kilovat orë energji.