Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitë zyrtare në Beograd muajin e ardhshëm


Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Beogradin në 8 maj të këtij viti sipas mediave në Serbi të cilat citojnë burimet e tyre diplomatike.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Presidenti i Kinës do të takohet me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Vuçiç tha në shkurt, në ceremoninë e Vitit të Ri Hënor, se mori konfirmimin se presidenti kinez do të vizitojë Beogradin në vitin 2024, duke vlerësuar se Xi është një mik i sinqertë i Serbisë dhe një nga liderët më të rëndësishëm botërorë.

Xi Jinping ka vizituar për herë të fundit Serbinë në qershor 2016, e cila ishte edhe vizita e parë e një presidenti kinez në Beograd pas 32 vitesh.