17 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Oman që nga e diela. Të martën, qeveria pezulloi punën në administratësi e në sektorin privat si dhe mbylli shkollat në pesë rajonet më të prekura.
Qeveria i ka lejuar punonjësit të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.
Autoritetet në Oman po kryejnë operacione shpëtimi pasi njoftuan se të gjitha shkollat në gjashtë provincat, përfshirë atë të kryeqytetit Muscat, do mbyllen të hënën për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit”, sipas një deklarate të UNOCHA të hënën.
Gjatë ditëve në vijim priten reshje më të pakta në gjithë Omanin verilindor dhe verior.