Vendosni fjalën kyçe....

Sherr masiv në duelin e kampionatit U-21 mes Erzenit dhe Partizanit


Ndeshja në kampionatin shqiptar U21 mes Erzenit dhe Partizanit, e luajtur ditën e martë në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak, ka degjeneruar në dhunë.

Pas përfundimit të ndeshjes, e mbyllur në barazimin 2-2, lojtarët e dy skuadrave janë përplasur me grushte. Sherri masiv përfshiu të dy skuadrat përkatëse.

Skenat ishin skandaloze dhe fusha u kthye në arenë boksi. Pritet që dy klubet U21 të marrin dënimin përkatës.

Si pasojë e këtij sherri, janë dëmtuar dy lojtarët e Partizanit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shijak

Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.