Ditën e sotme, Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës duke dhënë hapin e parafundit për anëtarësimin e plotë në këtë organizëm që shihet i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e shtetit.
Duket se caktimi i Dora Bakoyannis si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE një vit më parë qëlloi një ogur i mirë.
Detyra e Bakoyannis ishte të bënte raportin, i cili shkoi në seancën plenare pasi mori raportin nga dy juristët eminentë e caktuar.
Duket se raporti i Bakoyannis bindi anëtarët e Asamblesë të cilët votuan pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës dhe për të përmbyllur hapin që konsiderohet i rëndësishëm para se të votojnë Ministrat dhe të përmbyllet plotësisht anëtarësimi në KiE.
Si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin dhe promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në rajon.
Në rolin e saj si mbështetëse e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Bakoyannis ka paraqitur argumente të forta për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.
Nga 171 delegatët që morën pjesë në votim, 131 votuan për, 29 kundër dhe 11 abstenuan.
Në Asamble, Dora Bakoyannis, e cilësoi Kosovën një demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Kush është Dora Bakoyannis
Theodora Bakoyannis është deputete nga Greqia dhe në Këshillin e Evropës është pjesë e grupit politik EPP (Partia Popullore Evropiane).
Bakoyannis gjatë vitit 1992-93 kishte qenë ministre e Kulturës.
Gjithashtu ajo ishte kryetarja e parë grua e komunës së Athinës.
Po ashtu, ajo ishte gruaja e parë që u emëruar si ministre e Jashtme e Greqisë, që ishte posti më i lartë i mbajtur ndonjëherë në Greqi nga një grua.
Bakoyannis ka qenë ministrja e cila nënshkroi në vitin 2009 marrëveshjen e detit me Shqipërinë që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.